Vizita e Nxënësve të Shkollës ‘Qemal Stafa’ në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Në kuadër të programit të këshillimit të karrierës, nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” vizituan Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku u pritën nga profesionistët e institucionit dhe u njohën më nga afër me punën dhe misionin e institucionit.
Gjatë takimit, punonjësit e AKSK-së diskutuan me ta mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe sfidat e një bote gjithnjë e më të digjitalizuar, duke ndarë përvoja dhe këshilla për një karrierë në këtë sektor. Me mundësi të shumta zhvillimi dhe kontributi, siguria kibernetike mbetet një fushë e hapur për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.
Trajnim dhe Shkëmbim Eksperiencash për CSIRT-et e Ballkanit Perëndimor në Bashkëpunim me CERT-in e Polonisë