Trajnim dhe Shkëmbim Eksperiencash për CSIRT-et e Ballkanit Perëndimor në Bashkëpunim me CERT-in e Polonisë

Përfaqësues të ekipeve kombëtare të reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një trajnim dhe shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë. Aktiviteti, i organizuar nga DCAF me mbështetjen e GIZ, kishte si synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave kibernetike.
Gjatë sesionit hapës, Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, vlerësoi rëndësinë e  bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për të rritur aftësitë teknike dhe përmirësuar reagimin ndaj incidenteve kibernetike.
Ai falënderoi DCAF, GIZ dhe CERT-in e Polonisë për mbështetjen dhe mundësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira, duke theksuar se iniciativa të tilla ndihmojnë në forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar dhe rajonal.
Si mbështetës i programit, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Karl Bergner, i cili vlerësoi progresin e Shqipërisë në këtë fushë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për adresimin e kërcënimeve kibernetike.
Shkëmbimi i eksperiencave mes ekipeve të sigurisë mbetet thelbësor për përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndërtimin e një qasjeje të qëndrueshme ndaj sfidave kibernetike në rajon.
#AKSK #SiguriaKibernetike
Konferenca ‘Dita e Sigurisë Kibernetike’/ Drejtori Igli Tafa: Mbrojtja e Infrastrukturave Kritike Kërkon Strategji dhe Bashkëpunim