Masat e sigurisë kibernetike gjatë festave, në fokus të takimeve koordinuese me infrastrukturat

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një seri takimesh koordinuese me përfaqësues të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me fokus forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit përballë rreziqeve të shtuara kibernetike gjatë periudhës së festave të fundvitit. Gjatë takimeve u theksua se periudha festive karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e kërcënimeve kibernetike, për […]

Ballkani Perëndimor bashkohet në Tiranë për dialogun rajonal mbi sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Hollandës, në bashkëpunim me Observer Research Foundation America dhe Albania Sustainable Development Organization, organizuan në Tiranë një dialog rajonal mbi politikat e sigurisë kibernetike. Ky aktivitet mblodhi 50 pjesëmarrës nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile nga gjashtë vendet e Ballkanit […]

AKSK zhvillon trajnim për forcimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me qëllim forcimin e kapaciteteve teknike dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike. Aktiviteti, i mbajtur në ambientet e Autoritetit, u fokusua në aftësimin e pjesëmarrësve për të reaguar në mënyrë efektive ndaj […]

Njoftim i Rëndësishëm: Cenueshmëri kritike në produktin Microsoft SharePoint

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton të gjitha infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit për identifikimin e një cenueshmërie kritike në produktin Microsoft SharePoint, CVE-2025-53770. Kjo cenueshmëri është një variant i avancuar i CVE-2025-49706 dhe mundëson ekzekutim të komandave në distancë (RCE) pa nevojë për autentikim, duke u dhënë aktorëve keqdashës akses të plotë në përmbajtjen e SharePoint, përfshirë edhe skedarët e konfigurimeve. […]

Pse Bashkimi Europian duhet ta integrojë Ballkanin Perëndimor në Agjencinë e tij për Sigurinë Kibernetike?

Po jetojmë në një periudhë të karakterizuar nga cenueshmëria digjitale dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike. Në këtë kontekst, siguria kibernetike nuk është më thjesht çështje e qëndrueshmërisë kombëtare, por përbën një dimension thelbësor të procesit të integrimit europian në rajonin tonë. Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), domosdoshmëria për t’u përafruar me kuadrin e Bashkimit Europian […]

Webinar i ri nga AKSK: “Qeverisja dhe standardet e sigurisë kibernetike”

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton të bëheni pjesë e webinarit informues mbi qeverisjen, rreziqet dhe standardet në fushën e sigurisë kibernetike. Çfarë do të mësoni: Cilat janë strategjitë për të menaxhuar qeverisjen dhe rreziqet e sigurisë kibernetike? Cilat janë standardet kryesore në menaxhimin e sigurisë së informacionit dhe roli i tyre në ruajtjen e sigurisë? Cilat janë […]