Programi i Transparencës

Programi i Transparencës

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (AKSK) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga titullari i institucionit. AKSK publikon informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT të AKSK janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Autoritetit. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AKSK vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AKSK.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AKSK mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AKSK

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AKSK

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga AKSK

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AKSK

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

        • Lista e dokumenteve që administrohen nga AKSK me afatet e ruajtjes
        • Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AKSK

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AKSK

        • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AKSK*
        • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
        • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
        • Procedura e ankimimit*

    Shënim: AKSK nuk e ofron këtë shërbim.