Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Përfaqësuesit e AKSK Pjesëmarrës në Trajnimin “Cybersecurity Audits, Assessments Tools and Strategies” të Organizuar nga SEI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit

Përfaqësues nga Drejtoria e Analizës së Përputhshmërisë, Riskut dhe Kontrollit të Masave të Sigurisë Kibernetike të AKSK janë duke marrë pjesë në trajnimin “Cybersecurity Audits, Assessments Tools and Strategies,” të organizuar nga Software Engineering Institute (SEI) i Universitetit Carnegie Mellon në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ky trajnim synon të zgjerojë dhe thellojë njohuritë e pjesëmarrësve në kryerjen e auditimeve dhe vlerësimeve të sigurisë kibernetike, duke përfshirë qeverisjen kibernetike, menaxhimin e riskut dhe përdorimin e mjeteve të specializuara për vlerësim dhe menaxhim të dobësive.

Shpërndaj Postimin