Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Hermann Gmeiner” patën mundësinë të marrin pjesë në një Cyber Drill të organizuar nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Ky trajnim synonte t’u ofronte nxënësve një përvojë praktike dhe konkrete mbi sfidat që paraqet siguria kibernetike në botën digjitale. Përmes skenarëve të simuluar, ata mësuan se si të njohin dhe të reagojnë ndaj kërcënimeve të mundshme, duke i përgatitur për situata të jetës reale.
Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të AKSK për të mbështetur dhe fuqizuar edukimin profesional në Shqipëri, duke u siguruar që të rinjtë të kenë aftësitë dhe njohuritë e duhura për të qenë të suksesshëm, por dhe të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, ku profesionistët e sigurisë kibernetike janë shumë të kërkuar.
#AKSK #EdukimiProfesional #CyberDrill