Workshop-i për Sigurinë Kibernetike: Forcimi i Kapaciteteve dhe Vizionet për Akademinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike

U zhvillua sot dita e parë e workshop-it dy-ditor të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, CRDF Global, CYSEG dhe Institutin për Siguri Kibernetike dhe Forensikë Digjitale në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup (MAGMA).

Në ceremoninë e hapjes, Drejtori i Autoritetit Igli Tafa, theksoi rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe vizionin për krijimin e një Akademie Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, e cila do të shërbejë për trajnimin dhe zhvillimin e aftësive të ekspertëve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit, profesionistë të sigurisë kibernetike nga sektori publik dhe privat, patën mundësinë të angazhohen në ushtrime interaktive për të forcuar aftësitë e tyre në menaxhimin e incidenteve dhe reagimin ndaj krizave. Ata përdorën një platformë të re për simulime të situatave reale, që ndihmon në rritjen e kapacitetit për të parandaluar dhe përballuar me sukses kërcënimet kibernetike.

AKSK Organizon Trajnimin Mbi Higjienen Kibernetike për Mësuesit e Ciklit Fillor