Në vazhdim të objektivës së AKCESK për rritjen e kapaciteteve si një ndër shtyllat kryesore për mbrojtjen e infrastrukturave të informacionit me mbështetjen e partnerit tonë Risi Albania/Helvetas dhe kontributin e çmuar të ekspertëve të Autoritetit, zhvilloi në datat 20, 21 dhe 22 Dhjetor 2023, trajnimin e parashikuar me temë “Politikat e Sigurisë Kibernetike dhe Menaxhimi i Krizës” për Institucionet e Pavaruara, Sektorin UK, AKSHI dhe Policinë e Shtetit.
Për vetë rëndësinë që këta sektor kanë përsa i përket infrastrukturave të informacionit që ata administrojnë, gjatë këtij trajnimi tre ditor u bënë prezantime lidhur me kuadrin ligjor, strategjinë, politikat, masat e nevojshme të sigurisë që duhet të ndërmerren nga infrastrukturat e informacionit dhe nevojat për qeverisje kibernetike.
Pjesë e rëndësishme e këtij trajnimi ishte zhvillimin i tre skenarëve të ndryshëm TTX, për menaxhimin e incidentit kibernetik. Gjithashtu u zhvilluan 2 ditë stërvitje kibernetike (Cyber Drill) me ushtrime konkrete mbi menaxhimin e incidentit kibernetik, nëpërmjet platformës FISA.al.
Në përmbushje të objektivave për të arritur standartet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, AKCESK do të vazhdoje të organizojë trajnime për të gjithë sektorët që administrojnë infrastruktura kritike dhe të rëndësishme të informacionit me qëllim ndërtimin e një ekosistemi kibernetik të qëndrueshëm në Shqipëri.