Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen Kibernetike në Konferencën ”Cyber Defence Pledge”’

Në datat 16-17 Maj 2024, në Hagë, Holandë🇳🇱 u mbajt Konferenca e NATO me temë “Cyber Defence Plegde” me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Konferenca u hap me fjalën hyrëse të Z. Ernest Noorman, ambasadorit të Holandës për Çështjet Kibernetike, dhe u pasua me fjalimet e Z. Mircea Geoana, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, dhe  Znj. Kajsa Ollongren, Ministria e Mbrojtjes së Holandës.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, theksoi nevojën kritike për një mentalitet të ri në mbrojtjen kibernetike. Ai nënvizoi sfidat e vazhdueshme nga operacionet kibernetike dhe hibride që sfidojnë normat ndërkombëtare, duke theksuar se “nuk ka paqe në hapësirën kibernetike”.
Për herë të parë, 11 vende partnere të NATO-s morën pjesë në konferencë, duke dëshmuar se “Siguria kibernetike është diçka që partnerët kërkojnë më së shumti nga Aleatët”. Z. Geoana inkurajoi të gjithë aleatët të jenë të hapur ndaj këtyre kërkesave, për tu bërë më të fortë dhe më të qëndrueshëm në hapësirën kibernetike.

Fjala e Përfaqësuesit të AKSK, Z. Saimir Kapllani, Drejtor i Qeverisje së Sigurisë Kibernetike, Riskut dhe Kontrollit u përqendrua në sfidat e përballura nga sulmet kibernetike të sofistikuara dhe përgjigjen kombëtare ndaj tyre, duke përfshirë reformat e ndërmarra për të mbrojtur infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Gjithashtu z. Kapllani ndau eksperiencën e Shqipërisë në kuadër të menaxhimit të incidenteve, si dhe nënvizoi vlerësimin për suportin e ofruar nga vendet anëtare.

 
AKSK trajnon studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit për Sigurinë Kibernetike