Konferenca e Sigurisë Kibernetike të NATO-s

AKSK ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë Kibernetike të NATO-s, e cila u zhvillua më 25-27 qershor, në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s (NDC) në Romë, Itali.

Qëllimi i konferencës ishte të ofronte një forum të hapur për diskutime brenda ekosistemit të  sigurisë kibernetike dhe të identifikonte mundësitë për përshpejtimin e përpjekjeve mbi strategjitë e mbrojtjes kibernetike të NATO-s. Tematikat e trajtuara u fokusuan në menaxhimin e incidenteve dhe rrezikun kibernetik nga këndvështrimet strategjike, operacionale dhe taktike.

Industrial Control System (ICS) Cybersecurity Lab (301L)

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CISA dhe Ambasadën Amerikane, në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike, mori pjesë në trajnimin “Industrial Control System (ICS) Cybersecurity Lab (301L)” përgjatë datave 15 – 18 Korrik 2024, në Washington, DC.

Nëpërmjet këtij trajnimi u synua njohja me teknologjitë Industrial Control System (ICS), ndërthurja e IT/OT me njëra-tjetrën dhe zhvillimi i Cyber Escape Rooms duke bërë simulime praktike.

Takimi Vjetor i Pikave Kombëtare të Kontaktit të CBM 8

AKSK përgjatë datave 10-12 qershor 2024 mori pjesë në Takimin Vjetor të Pikave Kombëtare të Kontaktit të CBM 8 dhe Takimin e Grupit Informal të Punës të sigurisë kibernetike në OSBE në Vjenë.

Shqipëria tregoi që përkushtimin për të promovuar dhe zbatuar CBM-të duke u angazhuar për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Konferenca Vjetore e OSBE-së për Sigurinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Konferencën Vjetore të OSBE-së për Sigurinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – “Forcimi i Qëndrueshmërisë Kombëtare Kibernetike,” që u mbajt më 15-16 korrik 2024 në Mellieħa, Maltë.

Kjo konferencë shërbeu si një platformë e rëndësishme për të ndarë njohuritë dhe përvojat tona dhe për të kontribuar në përpjekjet kolektive për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Konferenca e Parë e WB3C në Podgoricë

Në datat 11-12 Qershor 2024, u mbajt konferenca rajonale “Western Balkans Cyber Capacity Center Regional Conference” në Podgoricë, ku mori pjesë edhe AKSK.

Ky aktivitet në nivel rajonal mblodhi ekspertë, politikëbërës dhe funksionarë të sigurisë kibernetike të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat e rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në rajon. Konferenca mbuloi dhe trajtoi temat kundër krimit kibernetik, sigurisë kibernetike, ndikimin e inteligjencës artificiale në sigurinë dhe diplomacinë kibernetike; u shkëmbyen pikëpamje të ndryshme, u diskutuan praktikat më të mira në lidhje me situatat kritike me të cilat përballen vendet në zhvillim.

Shqipëria, e para në stërvitjen rajonale të sigurisë kibernetike të organizuar në formatin e një gare miqësore!

Stërvitja kibernetike 4 ditore, e organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike të Estonisë (eGovernance Academy), CybExer Technologies, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe autoritetet e tjera kompetente të sigurisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, u mbajt në Tiranë ku morën pjesë ekspertë të sigurisë […]

Ngritja e kapaciteteve teknike dhe njerëzore në fokus të aktiviteteve të Qendrës Rajonale të Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C)

Në kuadër të përmbushjes së objektivave strategjikë në terma të ngritjes së kapaciteteve, AKCESK mori pjesë në “Trajnimin e trajnerëve për higjienën kibernetike” të zhvilluar nga WB3C në Podgoricë. Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve mbi higjienën kibernetike të ekspertëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor,  në mbështetje të perspektivës Evropiane dhe përafërimit Evropian të […]