Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 24 Maj trajnim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, me fokus fushën e Sigurisë Kibernetike. Nëpërmjet këtij trajnimi synohej ngritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësim i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.
Ekspertët e Autoritetit e ndanë trajnimin në dy faza:
Pjesa teorike ku shpjeguan hapat që duhet të ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kiberetik.
Pjesa praktike (Cyber Drill Exercises) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik.