Punonjësit IT të institucioneve publike të bashkisë së Vlorës morën pjesë në një trajnim intensiv për rritjen e aftësive praktike në menaxhimin e incidenteve kibernetike dhe forcimin e sigurisë digjitale.
Ky trajnim, pjesë e një nisme kombëtare, synon të forcojë mbrojtjen e infrastrukturës publike, duke krijuar kapacitete të qëndrueshme dhe një rrjet ekspertësh lokalë të përgatitur për sfidat e mjedisit digjital.
#AKSK