AKSK Organizon Trajnimin “Higjiena Kibernetike” në Bashkëpunim me CRDF Global dhe Departamentin Amerikan të Shtetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon angazhimin për forcimin e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike, duke organizuar aktivitetin Cyber Hygiene në bashkëpunim me CRDF Global dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
Eventi mblodhi rreth 681 pjesëmarrës online dhe 20 fizikisht, punonjës nga sektori publik dhe privat, shoqëria civile dhe universitetet, duke krijuar një platformë të rëndësishme për diskutime mbi kërcënimet dhe zgjidhjet kibernetike.
Ky aktivitet është dëshmi e përpjekjeve të AKSK-së për të promovuar praktikat më të mira të sigurisë digjitale dhe për të mbështetur institucionet dhe organizatat në përballimin e sfidave të botës kibernetike. Pjesëmarrja e gjerë dhe përfshirja ndërkombëtare reflektojnë rëndësinë e bashkëpunimit për garantimin e një mjedisi digjital të qëndrueshëm dhe të sigurt.
#AKSK #SiguriaKibernetike #CyberHygiene

AKSK Zhvilloi një Takim Ndërgjegjësues për Grupmoshën e Tretë në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë.