Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë/ AKSK Trajnim Me Studentët e IT

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon programin e trajnimeve Cyber Drill, këtë herë me studentët e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Në këtë trajnim, studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike në fushën e sigurisë kibernetike, duke u përgatitur për sfidat e botës digjitale.
Këto trajnime nuk janë vetëm një platformë për aftësim, por edhe një mundësi për të identifikuar dhe nxitur talentet e reja që mund të japin kontribut në sektorin e sigurisë kibernetike në vend.
Cyber Drill është zhvilluar edhe në universitete të tjera në Shqipëri, duke krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi mes institucioneve akademike dhe autoritetit, për rritjen e kapaciteteve dhe një të ardhme digjitale më të sigurt.
#CyberDrill #AKSK

Shpërndaj Postimin