Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit zhvilloi trajnimin në datat 29-30 Maj 2024 me pjesëmarrje të specialistëve nga AKSHI.
Nëpërmjet këtij trajnimi u synua që specialistët IT/CTtë njiheshin dhe ndërgjegjësoheshin në fushën e sigurisë kibernetike, të aftësoheshin për të dhënë përgjigje ndaj incidenteve kibernetike dhe të përgatiteshin për identifikimin e kërcenimeve.
Tematikat që u zhvilluan në këto dy ditë trajnimi ishin të ndara në tre faza:
- Prezantim/ ndërgjegjësim për masat e sigurisë kibernetike dhe menaxhimi i rrezikut.
- Table Top Exercise (TTX)
- Cyber Drill (CD)- Simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.