Zhvillohet CyberFrontiers Hackathon në bashkëpunim me Raiffeisen Bank

Në bashkëpunim me Raiffeisen Bank, u realizua CyberFrontiers Hackathon – një event ku platforma Cyber Drill e ofruar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe ekspertët e saj udhëhoqën trajnimin dhe sfidat e projektit, duke ofruar një përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, ky event kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke sjellë ide inovative dhe zgjidhje të reja për një botë digjitale më të sigurt.
Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride