Zëvendësdrejtoresha e AKSK Floreta Faber zhvillon takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit për sigurinë kibernetike

Zv.Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, znj. Floreta Luli-Faber, gjatë një vizite në SHBA 🇺🇸 zhvilloi disa takime në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh). Ajo u takua me z. Colleen Hyland, Drejtor i Zyrës Rajonale, znj. Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Parë dhe znj. Lisley Franz, Zëvendës Ndihmës Sekretar për Sigurinë Ndërkombëtare të Hapësirës Kibernetike.

Gjatë takimeve, znj. Faber prezantoi masat e marra nga Shqipëria në sigurinë kibernetike, përpjekjet e AKSK për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike, ndryshimet ligjore dhe hapat për marrjen e masave parandaluese dhe përgatitjen e infrastrukturave kritike ndaj sulmeve kibernetike. Ajo falenderoi SHBA-të për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve për CSIRT-in kombëtar dhe infrastrukturat kritike të informacionit.
DASh vlerësoi Shqipërinë për seriozitetin dhe avancimin në përmirësimin e ekosistemit kibernetik, si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe iniciativat e AKSK me vendet e rajonit. Partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-ve po thellohet gjithnjë e më shumë në fushën e sigurisë kibernetike.
Trajnim: “Menaxhimi i Riskut në organizata”
AKSK