Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

Trajnimi Ndërgjegjësues për Nxënësit e Shkollës ‘Migjeni’ në Durrës: Rëndësia e Higjienës Kibernetike dhe Mbrojtja Online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim ndërgjegjësues për nxënësit e shkollës “Migjeni” në Durrës, duke u fokusuar te rëndësia e higjienës kibernetike.
Gjatë aktivitetit, nxënësit mësuan:
  • Si të mbrojnë informacionin personal online, llogaritë dhe pajisjet e tyre të sigurta.
  • Si të dallojnë rreziqet online dhe të shmangin mashtrimet kibernetike.
  • Tipet më të njohura të sulmeve kibernetike, të shoqëruara me simulime.
  • Integrimin e inteligjencës artificiale si në sofistikimin e sulmeve ashtu edhe në metodat e avancuara të mbrojtjes.
Këto lloj trajnime kanë në fokus ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e brezave të rinj për një të ardhme digjitale të sigurt.
Ne besojmë se siguria fillon nga edukimi dhe ndërgjegjësimi personal!
#HigjienaKibernetike #SiguriKibernetike #EdukimiDigjital #AKSK

Shpërndaj Postimin