Trajnimi i Higjienës Kibernetike në Korçë

Në kuadër të përpjekjeve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e praktikave të sigurisë kibernetike në Shqipëri, sot në qytetin e Korçës u zhvillua trajnimi i radhës për Higjienën Kibernetike dhe Praktikat më të Mira të Sigurisë, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Punonjës të administratës publike dhe një audiencë rekord prej 850 pjesëmarrësish online u angazhuan në trajnim, i cili u përqendrua në mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave personale, duke ofruar njohuri praktike për parandalimin e sulmeve kibernetike.  Trajnimi kishte fokus të veçantë te higjiena kibernetike, që ndihmon në minimizimin e rreziqeve të shkaktuara nga gabimet njerëzore, përgjegjëse për mbi 70% të incidenteve kibernetike.

Ky aktivitet është pjesë e nismës kombëtare të AKSK-së për përhapjen e praktikave më të mira të sigurisë kibernetike në të gjithë vendin.
 
Trajnim ndërgjegjësues mbi higjienën kibernetike