Trajnim ndërgjegjësues mbi higjienën kibernetike

Shkodra u bë një tjetër qendër e rëndësishme për sigurinë kibernetike, me zhvillimin e një trajnimi mbi Higjienën Kibernetike nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Eventi tërhoqi 723 pjesëmarrës, duke përfshirë pjesëmarrës në sallë dhe online, nga administrata publike dhe qytetarë të thjeshtë.

Trajnimi synoi rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet digjitale dhe përmirësimin e aftësive për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, duke u fokusuar në teknikat kryesore për mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave. Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu mbi rëndësinë e higjienës kibernetike në jetën e përditshme, duke minimizuar rreziqet nga gabimet njerëzore, që shkaktojnë mbi 70% të incidenteve kibernetike.

Ky trajnim është pjesë e një nisme kombëtare të AKSK-së, që deri më tani ka përfshirë mbi 2400 pjesëmarrës në trajnime të zhvilluara në Tiranë dhe Vlorë, me 1600 prej tyre të certifikuar. Pas suksesit në Shkodër, trajnimet do të vazhdojnë në Korçë, me synimin për të zgjeruar më tej ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike në të gjithë vendin.

Ndërgjegjësimi i Fëmijëve për Përdorimin e Sigurt të Internetit
AKSK