Takim me përfaqësues të Institute for Security Governance/ delegacioni US

Takim me përfaqësues të Institute for Security Governance/ delegacioni US

AKCESK zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të Institute for Security Governance, si pjesë e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me misionin e dedikuar në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes. Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK z. Igli Tafa, prezantoi në takim rolin dhe vizionin e Autoritetit, si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes, në terma të rritjes së nivelit të sigurisë në ekosistemin kibernetik në Shqipëri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e delegacionit shpalosën strategjinë e tyre, të fokusuar në krijimin e një ndërveprimi të qartë midis institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, duke rekomanduar implementimin e saj edhe në vendin tonë, ku Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen kibernetike në nivel kombëtar dhe AKCESK Autoritet përgjegjës për infrastrukturat civile të informacionit.

Delegacioni vijon takimet me të tjerë institucione të sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus identifikimin nevojave të aktorëve për zhvillimin strategjik, teknologjik dhe hartimin e politikave, në funksion të asistencës 7-vjeçare për Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë Kibernetike ndërmjet AKCESK dhe Emirateve të Bashkuara Arabe