Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka publikuar një analizë të detajuar teknike për skedarin keqdashës Lumma Stealer, një mjet i kategorisë Infostealer që po përdoret gjerësisht për grumbullimin e të dhënave të ndjeshme nga pajisje të kompromentuara.
Në kuadër të ligjit “Për sigurinë kibernetike” dhe pas vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e listës së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur zbatimin e këtij vendimi përmes takimeve me subjektet e përfshira.
Në realitetin digjital të sotëm, ku aplikacionet dhe platformat mund të kufizohen për arsye të ndryshme ligjore apo të sigurisë, shumë përdorues kërkojnë mënyra për të anashkaluar këto barriera. Zgjidhja më e shpejtë për ta duket të jetë një aplikacion VPN falas. Por ajo që pak e kuptojnë është se, ndërkohë që një VPN falas […]
Përfaqësues të ekipeve kombëtare të reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një trajnim dhe shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë. Aktiviteti, i organizuar nga DCAF me mbështetjen e GIZ, kishte si synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave kibernetike. Gjatë […]
Ekspertët nga infrastruktura kritike e informacionit dhe institucionet e pavarura morën pjesë në një trajnim të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku u prezantua dhe u testua platforma SimSpace.
Gjatë ditëve të fundit të këtij fundviti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizoi disa takime me përfaqësuesit e Infrastruktures Kritike të Informacionit. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte diskutimi dhe shkëmbimi i informacionit mbi rreziqet kibernetike që mund të shtohen gjatë periudhës festive, si dhe masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhe adresuar këto […]
Në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme për forcimin e sigurisë kibernetike në administratat lokale, këtë herë ekspertët tanë të AKSK ishin në Vlorë për një trajnim mbi higjienën kibernetike me punonjësit e kësaj bashkie. Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e aftësive praktike të punonjësve për mbrojtjen e të dhënave dhe […]
Në konferencën rajonale “E ardhmja e GovTech”, organizuar nga AKSHI, u riafirmua vizioni i Shqipërisë për avancimin e transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike si dy procese të pandashme që ecin krah për krah. Me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve kryesorë nga rajoni, u theksua roli i teknologjisë në modernizimin e qeverisjes, rritjen e […]
Në vazhdën e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë mbi sigurinë kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim 2 ditor në qytetin e Durrësit: -Cyber Hygiene për punonjësit e Bashkisë Durrës
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe për institucionet e pavarura, duke u fokusuar në rritjen e kapaciteteve teknike përmes përdorimit të teknologjive open-source në mbrojtjen kibernetike.