Prezantohet Platforma SimSpace – Pjesë e trajnimeve të Sigurisë Kibernetike

Ekspertët nga infrastruktura kritike e informacionit dhe institucionet e pavarura morën pjesë në një trajnim të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku u prezantua dhe u testua platforma SimSpace.

SimSpace është një platformë e avancuar që mundëson simulimin e sulmeve kibernetike dhe testimin e strategjive të mbrojtjes në një mjedis të kontrolluar. Pjesëmarrësit u angazhuan në një simulim praktik, duke testuar aftësitë e tyre në menaxhimin e incidenteve kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve ndaj kërcënimeve reale.

I pranishëm në aktivitet, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e trajnimeve të specializuara për sigurinë kibernetike dhe rolin e platformave si SimSpace në rritjen e aftësive të ekspertëve. Ai nënvizoi se kombinimi i SimSpace, Laboratorit të Sigurisë Kibernetike të AKSK dhe mjeteve open-source krijon një ekosistem të plotë trajnimi, duke mbuluar të gjitha aspektet e sigurisë kibernetike.

Ky trajnim është pjesë e angazhimit të AKSK për të rritur kapacitetet profesionale në fushën e sigurisë kibernetike dhe për të mbështetur ekspertët me mjetet dhe platformat më të avancuara.

#SiguriaKibernetike #SimSpace #CyberTraining
Buletini I Lajmeve Të Sigurisë Kibernetike Janar 2025