Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Hollandës, në bashkëpunim me Observer Research Foundation America dhe Albania Sustainable Development Organization, organizuan në Tiranë një dialog rajonal mbi politikat e sigurisë kibernetike. Ky aktivitet mblodhi 50 pjesëmarrës nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile nga gjashtë vendet e Ballkanit […]
Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave për fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen e gjerë dhe të përfshijë talentet e reja në zhvillimin e aftësive praktike në fushën e sigurisë kibernetike. Në fjalën e tij […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me qëllim forcimin e kapaciteteve teknike dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike. Aktiviteti, i mbajtur në ambientet e Autoritetit, u fokusua në aftësimin e pjesëmarrësve për të reaguar në mënyrë efektive ndaj […]
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 39 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë. Brenda vetëm […]
20 të rinj u përballën me një sfidë praktike në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike në AKSK, në kuadër të fazës së tretë të përzgjedhjes për ekipin kombëtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge. Sfida konsistoi në një ushtrim real me ndarje në Red dhe Blue Team, ku pjesëmarrësit testuan aftësitë e […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) shpall hapjen e thirrjes për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025, një nga garat më të rëndësishme evropiane në fushën e sigurisë kibernetike për të rinjtë.
Në vijim të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërinstitucionale në fushën e sigurisë kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mirëpriti sot një delegacion nga institucionet homologe të Republikës së Kosovës.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton të gjitha infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit për identifikimin e një cenueshmërie kritike në produktin Microsoft SharePoint, CVE-2025-53770. Kjo cenueshmëri është një variant i avancuar i CVE-2025-49706 dhe mundëson ekzekutim të komandave në distancë (RCE) pa nevojë për autentikim, duke u dhënë aktorëve keqdashës akses të plotë në përmbajtjen e SharePoint, përfshirë edhe skedarët e konfigurimeve. […]
Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe u neutralizua në kohë rekord.
Në kuadër të nismës për përfshirjen dhe edukimin digjital të grupeve të nënpërfaqësuara, u zhvillua një tjetër sesion ndërgjegjësues mbi sigurinë në internet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre.