Në takimin me delegacionin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pranë Kryesisë së Kuvendit Shqiptar, z. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK), në fjalën e tij ndau arritjet e Shqipërisë në përmirësimin e hapësirës kibernetike. Në këtë takim u theksua mungesa e ekspertëve të sigurisë kibernetike dhe roli i Autoritetit në reduktimin e këtij boshllëku përmes një plani të qartë trajnimesh.
Z. Franc Zylyftari, Shefi i Departamentit të Sigurisë Kibernetike pranë National Agency of Information Society/Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, solli në vëmendje principin ‘Zero Trust’ që përdor AKSHI për mbrojtjen e hapësirës kibernetike qeveritare shqiptare ndaj kërcënimeve të huaja kibernetike. Ky model sigurie përqëndrohet në mbrojtjen e hapësirës kibernetike shqiptare nga kërcënimet transnacionale dhe ndërhyrjet e huaja.