RRITJA E KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN E SIGURISË KIBERNETIKE

Rritja e kapaciteteve njerëzore të OIRI&OIKI

 Më datë 11.04.2023, në kuadër të planit të ri strategjik për forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, zhvilloi trajnimin e dedikuar për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafeve përgjegjëse të sigurisë kibernetike të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend.

Trajnimi u zhvillua në dy sesione paralele, ku një sesion konsistonte në trajnimin e Infrastrukturave të reja Kritike dhe të Rëndësishme të informacionit të identifikuara në vitin 2022. Këto infrastruktura të reja u njohën me kuadrin ligjor në fuqi për sigurinë kibernetike, rëndësinë e ngritjes së CSIRT sektorial, përgjegjësitë e CSIRT kombëtar/ CSIRT sektorial, procesin e identifikimit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, kategorizimi i incidenteve kibernetike, si dhe rëndësi e veçantë ju kushtua shpjegimit të masave të sigurisë kibernetike, që duhet të implementojnë Operatoret e Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit.

Sesioni i dytë paralel, konsistoi në zhvillimin e disa ushtrimeve praktike “Table Top Exercise”, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga infrastrukturat ekzistuese kritike dhe të rëndësishme të informacionit, të cilët përmes diskutimeve dhe pjesëmarrjes aktive mbi skenarë të ndryshme, arritën në konkluzione  mbi rëndësinë e hartimit të procedurave të sigurisë, rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të stafeve teknike si dhe fazat e parandalimit dhe detektimit të sulmeve të mundshme që mund të afektojnë infrastrukturat TIK.

Shqipëria përkrahë Aleatëve Amerikanë për forcimin e Sigurisë Kibernetike në Nivel Kombëtar
AKSK