Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Bledar Kazia, priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T. Gabriel Cremades Ventura, me të cilin diskutoi mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy vendeve.
Gjatë takimit u trajtuan hapat që mund të ndërmerren për konkretizimin e këtij bashkëpunimi, përfshirë zhvillimin e takimeve mes ekspertëve të AKSK-së dhe institucioneve homologe spanjolle, me synim përcaktimin e fushave me interes të përbashkët.