Në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të Qendrës Evropiane të Ekselencës për Trajtimin e Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE), u zhvilluan takime me stafin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë. Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin për adresimin e kërcënimeve hibride në Shqipëri, me fokus në përfshirjen e këtyre aktorëve dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për t’u përballur me këto sfida.








