Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i angazhuar në rritjen e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit si dhe institucioneve të pavarura do të organizojë për këtë qëllim një trajnim nga ekspertë të Autoritetit.
Trajnimi do të zhvillohet:
Data: 25 Tetor 2024
Ora: 9:30-15:30
Vendndodhja: Hotel Tirana International
Ky trajnim ka për synim të rrisë kapacitetet teknike në përdorimin e teknologjive Alternative me platforma Open Source.
Tematikat që do zhvillohen gjatë trajnimit janë:
1. Mbrojtja e Perimetrit të Rrjetit: Firewall, WAF, analiza trafiku, IDS/IPS
2. Menaxhimi i Logeve (SIEM): Mbledhja dhe analizimi i logeve për identifikimin e kërcënimeve në kohë reale
3. Mbrojtja e Sistemeve Fundore (EDR/XDR): Detektim dhe përgjigje ndaj kërcënimeve në pajisjet fundore
4. Metoda të tjera kompensuese për software në mbrojtjen e sistemeve të sigurisë kibernetike
Lutem sigurohuni të keni Laptop me vete.