Në datën 30 Prill, ora 13:00 do të zhvillohet në Fakultetin e Ekonomisë trajnim/leksion të hapur mbi Sigurinë Kibernetike nga ekspertët e AKCESK.
Në këtë trajnim, do të mësoni se si të zbatoni politikat dhe procedurat e sigurisë, të parandaloni sulmet kibernetike dhe të qëndroni të përditësuar mbi tendencat aktuale të kërcënimeve. Sesioni do të zhvillohet në formën e një simulimi kibernetik përmes platformës Cyber Drill.
Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar një themel të fortë për karrierën tuaj të ardhshme në sigurinë kibernetike.
30 Prill, 𝟐𝟎𝟐𝟒
13:00
Fakulteti i Ekonomisë