Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin e radhës me temë: “Bazat dhe Praktikat e Menaxhimit të Rrezikut të Sigurisë Kibernetike”.
Gjatë këtij webinari, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
- Konceptet themelore të Menaxhimit të Rrezikut të Sigurisë Kibernetike
- Rritjen e ndërgjegjësimit mbi natyrën dhe pasojat e rreziqeve kibernetike
- Rolin që ka çdo punonjës në ndërtimin e një kulture të fortë të sigurisë kibernetike
- Zbatimin e praktikave më të mira për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve në institucione jo-teknike
- Inkurajimi i zbatimit të masave parandaluese dhe përforcimi i përgjegjësisë individuale për sigurinë e informacionit
Data: 14 Maj 2025
Ora: 15:00 – 16:00
Vendi: Online
Trajnues: Ledia Canga
Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar nga ekspertët dhe për të forcuar mbrojtjen tuaj kibernetike!
Klikoni në linkun më poshtë për t’u regjistruar:
#AKSK #MenaxhimiRrezikutKibernetik #SiguriaKibernetike #Webinar