Sot, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pati kënaqësinë të presë në një vizite zyrtare Ambasadorin e Lartë të Holandës për çështjet e sigurisë kibernetike, z. Ernst Noorman. Ambasadori Noorman u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, dhe ekipi drejtues i autoritetit, ku u zhvilluan diskutime të frytshme për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjatë takimit, u vlerësua rëndësia e një partneriteti të fortë mes Shqipërisë dhe Holandës, duke u përqëndruar në projekte konkrete për rritjen e kapaciteteve dhe përballimin e sfidave të reja në hapësirën digjitale. U theksua gjithashtu roli i Shqipërisë në zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm kibernetik në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar për të adresuar kërcënimet kibernetike.
Ambasadori Noorman shprehu mbështetjen e plotë të Holandës për përpjekjet e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe vlerësoi progresin e arritur deri më tani. AKSK mbetet e angazhuar për të vazhduar dhe zgjeruar këtë bashkëpunim të rëndësishëm, me synimin për të krijuar një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm ndërkombëtar.