Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

AKSK zhvillon trajnimin CyberDrill në Elbasan

Në qarkun e Elbasanit u zhvillua një trajnim CyberDrill, ku ekspertët e institucioneve publike testuan aftësitë e tyre për t’u përballur me sfida të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike. Ky aktivitet u organizua në formatin Capture the Flag (CTF), duke i vendosur pjesëmarrësit përballë skenarëve të simuluar të sulmeve kibernetike.

Qëllimi i këtij CyberDrill-i është forcimi i kapaciteteve për reagim dhe menaxhim të incidenteve për infrastrukturat kritike lokale. Pjesëmarrësit përjetuan simulime që kërkonin vendimmarrje dhe veprim në kohë reale, duke u angazhuar në një eksperiencë të vlefshme që i afron më pranë sfidave aktuale në fushën e sigurisë kibernetike për mbrojtjen e qytetarëve dhe institucioneve të tyre.

 

Shpërndaj Postimin