AKSK krijon skedarët e reagimit – Playbooks, për ekspertët e operatorëve.

Institucionet publike dhe private të vendit tonë, përveç një metodologjie të re moderne për menaxhimin e incidenteve, tashmë kanë gjithashtu skenarë të gatshëm reagimi, të quajtur “playbooks”, të cilët do t’u vijnë në ndihmë në rastin e një incidenti kibernetik.
Këta skenarë, të paraqitur në mënyrë grafike dhe të përgatitur nga ekspertët e AKSK-së, shërbejnë si referencë për ekspertët e operatorëve të institucioneve publike apo private të vendit, si dhe standardizojnë dhe reduktojnë kohën e reagimit të incidentit nga vetë këta operatorë.
Vizitoni faqen: https://aksk.gov.al/playbooks/ për të shkarkuar dhe marrë udhëzimet e kësaj platforme.
AKSK Takim me Aktorët që do të përfshihen në planin e strategjisë së re të sigurisë kibernetike.