Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Forumin e 10-të Kombëtar: “Së Bashku kundër Bullizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes në Hapësirën Kibernetike”, ku prezantoi të dhëna dhe analiza mbi sigurinë kibernetike dhe sfidat e mjedisit digjital.
224 raportime u regjistruan gjatë vitit 2024 përmes platformës Raporto në aksk.gov.al, duke përfshirë raste të bullizmit kibernetik, gjuhës së urrejtjes, mashtrimeve online dhe rasteve të tjera të ndryshme .
AKSK theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit digjital, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të krijuar një hapësirë më të sigurt për të gjithë përdoruesit e sidomos për fëmijët dhe të rinjtë.
Raportimi është një hap i rëndësishëm drejt një interneti më të sigurt! Çdo përdorues mund të kontribuojë duke denoncuar sjelljet e rrezikshme dhe duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi digjital të mbrojtur dhe të përgjegjshëm.
#AKSK #SaferInternetDay







