Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-109619 – Remote Code Execution (PHP2Shell) Lexo më shumë →
Të Reja

AKSK forcon dialogun me CISA-n për sigurinë dhe qëndrueshmërinë kibernetike

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike ishin në fokus të takimit zyrtar të zhvilluar në Washington, D.C., ndërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturës së SHBA-së (CISA).

Gjatë takimit, delegacioni i AKSK-së, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Bledar Kazia, diskutoi me përfaqësuesit e CISA-s mbi forcimin e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit për kërcënimet kibernetike dhe koordinimin në menaxhimin dhe reagimin ndaj incidenteve. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ngritjes së kapaciteteve përmes trajnimeve të specializuara, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të ekspertizës.

AKSK vlerëson partneritetin me CISA-n dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke riafirmuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në funksion të forcimit të sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike të vendit.

Shpërndaj Postimin