AKSK dhe ERE – marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e infrastrukturës energjetike nga kërcënimet kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Enti Rregullator i Energjisë (ERE) janë angazhuar në një marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Ky partneritet ka për qëllim të krijojë një sistem mbrojtës të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe ndarjen e indikatorëve të kompromisit për parandalimin e sulmeve dhe minimizimin e pasojave të mundshme.

Përmes kësaj marrëveshjeje, AKSK dhe ERE do të bashkëpunojnë gjithashtu në organizimin e trajnimeve dhe seminareve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike. Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për të siguruar një sektor energjetik më të mbrojtur dhe të përgatitur për të përballuar sfidat kibernetike të së ardhmes.

 

#AKSK #SiguriaKibernetike #ERE #EntiRregullatoriEnergjisë

 

Vajzat Dhe Gratë Në Sigurinë Kibernetike: Workshop i Organizuara nga AKSK me mbështetjen e OSCE në Shqipëri