Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-109619 – Remote Code Execution (PHP2Shell) Lexo më shumë →
Të Reja

Të rinjtë e Cybersecurity Talent Club fitojnë çmimin AWS në hackathon-in “Sprint2Pilot”

Pesë anëtarë të Cybersecurity Talent Club, një nismë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, u shpallën fitues të çmimit AWS në hackathon-in “Sprint2Pilot”, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Innovation4Albania në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes.

Amarildo, Iris, Glen, Emiliano dhe Mariglen konkurruan së bashku me projektin “Harta Inteligjente e Rrezikut nga Zjarri – Shqipëri”, për të cilin fituan 5 000 euro në kredite për shërbimet AWS.

Pikërisht që të rinjtë të kenë mundësi të punojnë së bashku dhe t’i vënë në praktikë idetë e tyre, AKSK ka krijuar Cybersecurity Talent Club. Këtë mbështetje e zgjeron përmes programit “Cybersecurity Talent Club – Cyber Startup 2026”, ku, në bashkëpunim me Startup Albania, i ndihmon anëtarët e klubit të ndërthurin aftësitë në sigurinë kibernetike me njohuritë në sipërmarrje dhe të mësojnë si të zhvillojnë produkte e shërbime të tyret.

Përgëzime pesë të rinjve të klubit për këtë arritje!

Shpërndaj Postimin