Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi trajnimin e dytë në kuadër të ciklit të trajnimeve teknike, me fokus në rritjen e kapaciteteve praktike të përfaqësuesve teknikë të institucioneve dhe forcimin e sigurisë së infrastrukturave digjitale.
Gjatë këtij trajnimi dy ditor, fokusi kryesor ishte mbrojtja e rrjeteve, ku pjesëmarrësit u angazhuan në sesione praktike dhe diskutime teknike mbi monitorimin, administrimin dhe identifikimin e problematikave në sisteme dhe infrastruktura teknologjike. Gjithashtu, ata u njohën me platforma dhe mjete që përdoren për menaxhimin dhe sigurinë e rrjeteve.
Nëpërmjet këtij cikli trajnimesh, AKSK vijon të kontribuojë në forcimin e aftësive profesionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, në funksion të rritjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike.
Falënderim i veçantë për DCAF për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij cikli trajnimesh.
