NATO Locked Shields 2026
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në ushtrimin më të madh dhe më kompleks në botë në fushën e sigurisë kibernetike, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe shkëmbimin e ekspertizës ndërinstitucionale.
Në këtë kuadër, AKSK luajti një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe mbështetjen e ekspertëve nga institucionet kryesore në vend, përfshirë AKSHI, Akademinë e Forcave të Armatosura, Albania Cyber Command, SHISH, si dhe përfaqësues nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Përmes skenarëve të avancuar simulues, u testua bashkëpunimi dhe reagimi ndaj incidenteve kibernetike në kushte sa më reale.
Ushtrimi përfshiu skenarë kompleksë të krizave kibernetike, me fokus në mbrojtjen e infrastrukturave kritike, sigurinë e sistemeve industriale (SCADA/OT), rrjetet 5G dhe menaxhimin e incidenteve në kohë reale.
Pjesëmarrja në këtë ushtrim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë operacionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në funksion të mbrojtjes së sistemeve dhe shërbimeve kritike të vendit.
