Ekspertët nga infrastruktura kritike e informacionit dhe institucionet e pavarura morën pjesë në një trajnim të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku u prezantua dhe u testua platforma SimSpace.
SimSpace është një platformë e avancuar që mundëson simulimin e sulmeve kibernetike dhe testimin e strategjive të mbrojtjes në një mjedis të kontrolluar. Pjesëmarrësit u angazhuan në një simulim praktik, duke testuar aftësitë e tyre në menaxhimin e incidenteve kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve ndaj kërcënimeve reale.
I pranishëm në aktivitet, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e trajnimeve të specializuara për sigurinë kibernetike dhe rolin e platformave si SimSpace në rritjen e aftësive të ekspertëve. Ai nënvizoi se kombinimi i SimSpace, Laboratorit të Sigurisë Kibernetike të AKSK dhe mjeteve open-source krijon një ekosistem të plotë trajnimi, duke mbuluar të gjitha aspektet e sigurisë kibernetike.
Ky trajnim është pjesë e angazhimit të AKSK për të rritur kapacitetet profesionale në fushën e sigurisë kibernetike dhe për të mbështetur ekspertët me mjetet dhe platformat më të avancuara.
#SiguriaKibernetike #SimSpace #CyberTraining
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475376457_1274288497437865_1257161749398620728_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475407866_1274288567437858_563968390037647571_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475428686_1274288297437885_4346112540192363868_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475464563_1274288247437890_5171241085039297666_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475500647_1274287924104589_5021583987070478759_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475693820_1274288004104581_483667655051665475_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475795307_1274290387437676_6471267917965967127_n-300x198.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475869139_1274287837437931_4374272941012152326_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/475887325_1274287760771272_4486749986180568974_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476079234_1274288600771188_6690174697804442102_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476170822_1274288394104542_1941982765042257016_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476271708_1274288320771216_3351781865686776995_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476370304_1274288124104569_8426100152599599381_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476374509_1274288177437897_8977915177640650277_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476379937_1274288434104538_7292393453173889185_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476435083_1274288097437905_6614363086803453081_n-300x200.jpg)