Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 22 Maj trajnim me studentët në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
* Sigurinë Kibernetike
* Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik
* Pjesa praktike (Cyber Drill Exercise) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik
Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësimi i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.