Western Balkans Cyber Camp 2024

Aktiviteti Western Balkans Cyber Camp in Albania, organizuar më  10-12 Maj në  Durrës, ku morën pjesë 48 të rinj nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të shoqëruar nga profesorë dhe ekspertë të CSIRT-eve kombëtare, u përmbyll me sukses.

Aktiviteti u hap me fjalë përshëndetëse nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Z. Igli Tafa, Kryetarja në detyrë e Departamentit të Programeve pranë Këshillit për Bashkëpunim Rajonal(RCC) Znj. Pranvera Kastrati, Përgjegjësja e Zyrës Politike/Ekonomike pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë Znj. Allison Dyess, Këshilltarja për Sigurinë në Komunitet pranë Prezencës së OSBE në Shqipëri, Znj. Brunilda Halili dhe Drejtuesi i Programeve për Qendrueshmëri Kibernetike dhe Digjitale pranë CRDF Global, Z. Todd Spires.

Ky event u organizua nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Misioneve të OSBE në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Departamentit Amerikan të Shtetit dhe CRDF Global.

        
Western Balkans Cyber Camp – Të ftuar në panele përfaqësues të CSIRT-eve kombëtare dhe akademisë nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.