Workshopi: “Një Hapësirë Kibernetike Më E Sigurt Për Fëmijët”

Në kuadër të “Një hapësire kibernetike më të sigurt për fëmijët” AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), organizuan në Pallatin e Kulturës Kukës, Workshop në datën 27 Mars 2024.

Ky workshop u zhvillua në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve për një hapësirë kibernetike më të sigurt, duke i sjellë në vëmendje kontributet pozitive që ka zhvillimi i teknologjisë, megjithatë ai mund të paraqesë rreziqe të shumta me të cilat mund të përballen në raste të përdorimit në mënyrë të papërshtatshme të hapësirës digjitale.

Fëmijët dhe prindërit duhet të dinë se për çdo shqetësim të hasur në forma të ndryshme si: dhunim psikologjik, abuzim, neglizhencë etj, mund të raportojnë tek faqja zyrtare e AKCESK në platformën RAPORTO, apo mund të njoftojnë pranë ASHDMF-së dhe në linjën e ndihmës për fëmijët, Alo 116 111. Në këtë Workshop pjesëmarrës ishin përfaqësues nga pushteti vendor, institucionet e zbatimit të ligjit, punonjës social, fëmijë të grup-moshave të ndryshme nga shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, mësues, prindër si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve.

   
Trajnimi i AKCESK për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit