Në kuadër të implementimit te ligjit për sigurinë kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, organizoi për here të parë trajnimin për rritje kapacitetesh të CSIRT-eve sektoriale. Trajnimi u fokusua jo vetëm në masat e sigurisë të aplikueshme në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit në nivel kombëtar por edhe në trajtimin e kërcënimeve dhe risive në fushën e Sigurisë Kibernetike që afektojnë këto infrastruktura, me qellim rritjen e nivelit të sigurisë në nivel kombëtar. Pjesë e kësaj sfide të re ishin operatore publike dhe privatë që administrojnë infrastruktura të tilla, duke filluar nga operatori më i madh publik që administron shumicën e infrastrukturave qeveritare, AKSHI e deri tek ata private duke përfshire edhe bankat e nivelit të dytë.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me partneret tanë Ambasada Amerikane dhe Ambasada Britanike, në Tiranë, Intesa San Paolo Bank, Abi Bank, Fibank, AQSCERT dhe Protik.