AKSK Takim me Aktorët që do të përfshihen në planin e strategjisë së re të sigurisë kibernetike.

Në kuadër të ngritjes së strategjisë së re të sigurisë kibernetike 2025-2030, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ftoi të gjithë aktorët që do të përfshihen në planin e veprimit për forcimin e strategjisë së sigurisë kibernetike. Qëllimi është përmirësimi i gjithë ekosistemit kibernetik, duke sjellë një qasje të re për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, mbrojtjen e qytetarëve dhe për rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Drejtori i Autoritetit z. Igli Tafa prezantoi strategjinë e bazuar në 5 shtylla kyçe: analizën teknologjike të infrastrukturave kritike, vendosjen e standardeve të sigurisë, ndërgjegjësimin dhe edukimin e punonjësve dhe qytetarëve, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbrojtjen e fëmijëve online. Takimi pati një diskutim të frytshëm dhe ndarje idesh mbi mënyrat më efikase për zbatimin e kësaj strategjie dhe për forcimin e ekosistemit kibernetik të vendit.

 

Zhvillohet trajnim mbi Higjienën Kibernetike me punonjësit e Bashkisë Elbasan