Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe për institucionet e pavarura, duke u fokusuar në rritjen e kapaciteteve teknike përmes përdorimit të teknologjive open-source në mbrojtjen kibernetike.
Ky trajnim shkon përtej simulimeve të zakonshme post-incident, duke prezantuar mënyra praktike për implementimin e mjeteve open-source në mbrojtjen e rrjeteve dhe sistemeve. Duke ofruar zgjidhje alternative aty ku buxhetet e kufizuara e bëjnë të pamundur përdorimin e platformave komerciale, trajnimi kishte si synim fuqizimin e institucioneve me një mbrojtje kibernetike të qëndrueshme dhe efektive, duke u bazuar në qasjet më inovative të teknologjisë së hapur.











