Në kuadër të projektit të DCAF (Geneva Centre for Security Sector Governance) “Qeverisja e Mirë e Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor mbështetur nga Qeveria Britanike, AKCESK priti sot në Durrës edicionin e dytë të Balkan Cybersecurity Days . Pjesë e këtij organizimi ishte edhe FIRST (Forum of Incident Response and Security Teams), forumi në të cilin AKCESK është anëtarësuar së fundmi.
Ky aktivitet tre ditor u hap me një konferencë ku të ftuar ishin Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Z. Igli Tafa, drejtori i Sigurisë E-Gov nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit Z. Enis Ylli, si dhe ekspertë të sigurisë kibernetike nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Belgjika si dhe nga gjithë Rajoni i Ballkanit. Konferenca vijoi me një sërë sesionesh plenare.