A jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe sigurisë kibernetike?! Bashkohuni me ekspertët dhe të rinjtë nga Ballkani Perëndimor në “Western Balkans Cyber Camp”, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)!
Ky event, i cili do të mbahet nga 16-18 Maj 2025 në Golem, do të bashkojë të rinjtë, akademikët dhe përfaqësuesit e CSIRT-eve për të eksploruar sigurinë kibernetike.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë IT/TIK me interes në sigurinë kibernetike
- Mosha 18-22 vjeç
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
Përfitimet:
- Mundësia për të mësuar nga ekspertët më të mirë
- Aftësi praktike dhe teorike në sigurinë kibernetike
- Mundësi për të bërë networking dhe për të lidhur kontakte me profesionistë të industrisë
Për t’u regjistruar, dërgoni aplikimin deri më datë 3 Prill 2025 në linkun: https://aksk.gov.al/western-balkans-cyber-camp/
Mos e humbisni mundësinë për t’u zhvilluar në fushën e sigurisë kibernetike!
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga organizatorët.