Vajzat Dhe Gratë Në Sigurinë Kibernetike: Workshop i Organizuara nga AKSK me mbështetjen e OSCE në Shqipëri

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me mbështetjen e OSCE Presence in Albania, organizuan një workshop me fokus përfshirjen dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në fushën e sigurisë kibernetike. Ky event ofroi një hapësirë të rëndësishme për ndarjen e përvojave dhe sfidave, duke krijuar gjithashtu mundësi për zhvillimin e aftësive praktike në këtë fushë.
Në fjalën e tij, Drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, theksoi se nxitja e prezencës së grave në sigurinë kibernetike është një mision kombëtar. Ai vuri theksin te rëndësia e orientimit të vajzave që në moshë të vogël drejt karrierave në këtë fushë, duke vazhduar me mbështetjen e tyre në shkollat e mesme dhe universitetet. z. Tafa shtoi se gratë kanë një rol të pazëvendësueshëm, pasi sjellin një perspektivë të gjerë dhe një qasje më gjithëpërfshirëse në sigurinë kibernetike, duke kontribuar në zgjidhjen e sfidave që shkojnë përtej aspektit teknik.
Gjatë workshop-it, u zhvillua edhe një panel diskutimi me gra të suksesshme në këtë fushë, të cilat ndanë historitë e tyre dhe ofruan modele frymëzimi për vajzat dhe gratë pjesëmarrëse. Githashtu, pjesëmarrëset patën mundësinë të marrin pjesë në një cyber drill, duke ushtruar aftësitë e tyre praktike në skenarë realë të sigurisë kibernetike.
#WomenInCyber #AKSK #SiguriaKibernetike

Zhvillohet Konferenca Kombëtare e Sigurisë Kibernetike – AKSK prezanton arritjet e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike